Sport

Flick, trajneri i shtatë që fiton LaLigën me Barçën këtë shekull…

Trajneri gjerman ndjek gjurmët e Rijkaard, Guardiola, Tito Vilanova, Luis Enrique, Ernesto Valverde dhe Xavi Hernández…

19 Maj 2025, 15:20 Nga DOSJA
Flick, trajneri i shtatë që fiton LaLigën me Barçën

SPANJE - Hansi Flick është një legjendë e gjallë te FC Barcelona. Në sezonin e tij të parë në klubin katalanas, trajneri gjerman jo vetëm që ka bërë histori duke fituar tre tituj, por gjithashtu ka rikthyer më të mirën e disa prej lojtarëve të tij, si Raphinha, De Jong, Pedri dhe Eric, përveç angazhimit të vendosur ndaj La Masia.

Përveçse është trajneri i tetë në historinë e Barçës, që fiton dy tituj të Ligës dhe Kupës - pas Daucik (2), Helenio Herrera, Johan Cruyff, Van Gaal, Guardiola, Luis Enrique dhe Valverde - Flick është bërë trajneri i shtatë i Barçës që ka fituar LaLigën në këtë shekull të 21-të.

Epoka e Frank Rijkaard filloi  në vitin 2005 me Ronaldinhon si yll. Guardiola ndoqi hapat e tij në vitin 2009 me Leo Messin në krye, Tito Vilanova në vitin 2013 duke barazuar rekordin e Mourinhos prej 100 pikësh në Madrid, Luis Enrique në vitin 2015 - kur ai vulosi tripletën e dytë të Kupës së Mbretit, La Ligës dhe Ligës së Kampionëve në historinë e klubit - si dhe Valverde në vitin 2018 dhe Xavi Hernández në vitin 2023. 

Nga ana tjetër, Hansi Flick është bërë gjithashtu trajneri i dhjetë i Barçës që e fillon mandatin e tij duke fituar titullin e LaLigës. E para u fitua nga një dyshe e Romà Forns dhe James Bellamy. Ata u pasuan nga Josep Samitier (1944-45), Enrique Fernández, Terry Venables,  Louis van Gaal, Pep Guardiola, Tito Vilanova, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde .  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll