Bota

Bisedimet për arritjen e armëpushimit në Ukrainë/ Trump nis bisedën telefonike me Putin 

Gjithashtu Trump ka njoftuar se pas komunikimit me Putin do të kontaktonte Volodymyr Zelensky-n. 

19 Maj 2025, 16:43 Nga E. D
Bisedimet për arritjen e armëpushimit në
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur bisedën telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Gjithashtu Trump ka njoftuar se pas komunikimit me Putin do të kontaktonte Volodymyr Zelensky-n. 

Më parë, Donald Trump, nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se qëllimi i presidentit amerikan është t’i japë fund luftës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance kishte argumentuar se Shtetet e Bashkuara, në rast të një marrëveshjeje Moskë-Kiev, duhet të thonë se “kjo luftë nuk është e jona”.  

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se pala ruse është e gatshme të punojë drejt një zgjidhjeje, duke thënë megjithatë se procesi është i vështirë dhe ndoshta afatgjatë. 

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll