Sport

VIDEO / Ramadani shënon dhe mban ende gjallë shpresat e Lecces për mbijetesën!

Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion, i cili u shpall ‘Lojtar i ndeshjes’, në përfundim të takimit. 

19 Maj 2025, 00:00 Nga DOSJA
VIDEO / Ramadani shënon dhe mban ende gjallë shpresat e Lecces

ITALI - Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces, në triumfin ndaj Torinos, që u mbyll me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit, me një predhë nga distanca, teksa nuk i mbajti dot lotët pas golit. Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera, duke shpërthyer në lot.  

Një moment tepër special ky për mesfushorin shqiptar, i cili këtë sezon, e kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo. Ky ishte goli i parë i Ramadanit për këtë edicion, i cili u shpall ‘Lojtar i ndeshjes’, në përfundim të takimit. Lecce mbetet ende në garë për mbijetesë ndërsa e ka edhe një ndeshje në fund, ku udhëton drejt Romës për t’u ndeshur me Lazios.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll