Sport

Stadiumi Olimpico homazhe Ranierit, me një koreografi fantastike: "True Romanista"

Tifozët verdhekuq të Romës nderojnë dhe emocionojnë trajnerin Claudio Ranieri

18 Maj 2025, 21:22 Nga DOSJA
Stadiumi Olimpico homazhe Ranierit, me një koreografi fantastike:

ITALI - Ndeshja në Olimpico kundër Milanit supozohej të ishte një festë për Claudio Ranierin dhe ashtu ndodhi.

Në kohën e himnit 'Roma, Roma, Roma', Curva Sud ishte ngjyrosur me të verdhë dhe të kuqe me shkrimin 'Claudio Ranieri' së bashku me akronimin e klubit 'Asr'.

Në fund, një banderolë që shkruante “Një udhëheqës i madh... një romanist i vërtetë”. Pastaj filluan brohoritjet për trajnerin e San Sabas, në stolin e tij të fundit në shtëpi para se të njoftohej për pensionim. Ranieri duartrokiti iniciativën e tifozëve, dukshëm i prekur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll