Sport

Vllaznia e merr një titull kampion këtë vit, por në futsal!

Vllaznia Futsal triumfoi në finalen e madhe të “Final 4”, duke mundur Tiranën me rezultatin minimal 1-0.

18 Maj 2025, 23:51 Nga DOSJA
Vllaznia e merr një titull kampion këtë vit, por në futsal!

TIRANE - Vllaznia Futsal triumfoi në finalen e madhe të “Final 4”, duke mundur Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Goli vendimtar u shënua në fund nga Besfort Gjoklaj, i cili i siguroi kuqebluve titullin kampion.

Takimi ishte i fortë dhe i luftuar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë u shënua vetëm një gol në fund të takimit nga Gjoklaj, që vulosi suksesin e Vllaznisë.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale e dorëzimit të trofeut. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri i dorëzuan medaljet dhe kupën skuadrës fituese. Me këtë sukses, Vllaznia Futsal siguron pjesëmarrjen në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025-2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll