Sport

Frikë për ish-mbrojtësin brazilian të Interit, Lucio shtohet në spital në pavionin intensiv për djegie, pas një aksidenti në shtëpi...

Ish-futbollisti I Interit, raporton spitali në Brasilia, "është në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm".

17 Maj 2025, 19:11 Nga DOSJA
Frikë për ish-mbrojtësin brazilian të Interit, Lucio shtohet

BRAZIL - Frikë e madhe për Lucion, protagonistin e ekipit të Interit që fitoi ‘tripletën’ në vitin 2010. 

Ish-mbrojtësi brazilian, tani 47 vjeç, siç raportohet nga Globoesporte, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Brasilia të enjten, për shkak të djegieve në pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga një aksident në familje.

"Pacienti është në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe nën kujdesin e një ekipi mjekësor të aftë", thuhet në buletinin e fundit mjekësor të institucionit. "Ai po merr monitorim të specializuar mjekësor për trajtimin e djegieve të tij."

Lucio i tha lamtumirë futbollit në vitin 2020, në moshën gati 42 vjeç. Ish-mbrojtës i Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Sao Paulo, Palmeiras dhe Inter (gjithashtu katër paraqitje për Juven nga korriku deri në dhjetor 2012), luajti në dy sezonet e fundit me Brasiliense. 

Kampion bote me Brazilin në vitin 2002, Lucio fitoi Scudetton, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Interin dhe tre tituj të Bundesligës. Në ekipin kombëtar, përveç Kupës së Botës, ai fitoi dy Kupa të Konfederatave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll