Sport

Federata (CBF) shpall zgjedhjet për një ditë para mbërritjes së Ancelottit në Brazil...

Ednaldo Rodrigues u shkarkua si president i Federatës Braziliane të Futbollit nga një gjykatë e Rios.

17 Maj 2025, 15:06 Nga DOSJA
Federata (CBF) shpall zgjedhjet për një ditë para mbërritjes
Ednaldo Rodrigues

BRAZIL - Federata Braziliane e Futbollit (CBF) do të mblidhet për të zgjedhur presidentin e saj të ri më 25 maj, një ditë para mbërritjes së trajnerit të ri Carlo Ancelotti në Brazil.

Thirrja për mbajtjen e zgjedhjeve u njoftua nga nënkryetari i CBF-së, Fernando Sarney, i cili u emërua ndërhyrës i organizatës të enjten me urdhër të gjykatës.

Një gjykatë në Rio de Janeiro shkarkoi dje nga detyra presidentin e CBF-së, Ednaldo Rodrigues, për mashtrim të dyshuar në nënshkrimin e një dokumenti, që shërbeu si bazë për mbajtjen e zgjedhjeve që ai fitoi në vitin 2022.

Vendimi i apeluar…

Presidenti në detyrë e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se është shkarkuar nga detyra pa prova për shkelje.

Në apelin e tij, Rodrigues paralajmëron se Brazili rrezikon sanksione të mundshme sportive, pasi FIFA dhe CONMEBOL nuk i njohin përfaqësuesit e federatës të emëruar nga gjykata si legjitimë.

Rodrigues u rizgjodh për një mandat të dytë në zgjedhjet e mbajtura marsin e kaluar, në të cilat ai mori mbështetje unanime nga federatat rajonale dhe klubet profesionale.

Megjithatë, pas shkarkimit të tij, 19 nga 27 federatat rajonale nënshkruan një dokument që mbështesnin "ripërtëritjen, demokratizimin dhe decentralizimin" e futbollit brazilian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll