Sport

Tedesco përzgjedh 20 kuqezinjtë e vegjël për Europian U-17, “Shqipëria 2025”…

Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

17 Maj 2025, 15:21 Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri Andrea Tedesco ka përcaktuar listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian U-17.

Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17, “Shqipëri 2025”:

Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli

Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani

Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj

Sulmuesë: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi.

Tedesco përzgjedh 20 kuqezinjtë e vegjël për Europian U-17,

Përfaqësuesja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

Takimet e tjera të grupit tonë janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll