Sport

Caktohet se kur Argjentina dhe Spanja do të përballen për “Finalissima 2026”...

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut po punon fort për të bërë të mundur që të kemi një “Finalissima” mes kampiones së Europës dhe asaj së Amerikës Latine.

17 Maj 2025, 17:36 Nga DOSJA
Caktohet se kur Argjentina dhe Spanja do të përballen për

ARGJENTINE - Mësohet se CONMEBOL ka organizuar një takim mes presidentit të Federatës Spanjole të Futbollit dhe asaj të Federatës Argjentinase të Futbollit.

Rafael Louzán dhe Klaudio Tapia janë asistuar nga një përfaqësues i UEFA-s (Xhorxho Marketi) dhe nga sekretari i përgjithshëm i Conmebol, Hozé Manuel Astigarraga, për të gjetur vendin dhe caktuar datën e ndeshjes, e cila do të mbahet në marsin e vitit që vjen mes datës 23 dhe 31. Vendi ku do të luhet edhe nuk është përcaktuar.

Argjentina, kampionia e botës në fuqi, është edhe fituesja e Finalissimas së fundit të luajtur në 2022 në “Wembley Stadium”, pasi mundi Italinë me shifrat 3-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll