Politike

Përfundon numërimi i votat të diasporës për qarkun e Lezhës, PD mban 4 mandatet, debat mes Nokës dhe Ballës

Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin.

17 Maj 2025, 18:35 Nga N.F
Përfundon numërimi i votat të diasporës për qarkun e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të shqiptarëve të Greqisë për qarkun e Lezhës. Edhe pas rezultateve të diasporës PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin.

Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota. Gjithashtu u regjistruan tensione mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës. Ata kanë debatur me njëri-tjetrin ndërsa ndërhynë edhe persona të tjerë për të qetësuar situatën.

Deputetet e Lezhës në Kuvend

Agron Gjekmarkaj: Lista e Mbyllur (PD) 
Elda Hoti: Lista e Mbyllur (PD) 
Gjin Gjoni: 8873 vota - Lista e Hapur (PD) 
Kastriot Piroli: 5632 vota - Lista e Hapur (PD) 
Ulsi Manja: Lista e Mbyllur (PS)
Ermal Pacaj: Lista e Mbyllur (PS) 
Marjeta Neli: 6745 Lista e Hapur (PS)

noka balla

Sondazh

Poll