Politike

"Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete," Macron mesazh në shqip në "X": Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian!

Macron më tej shkruan se miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete.

17 Maj 2025, 18:10 Nga N.F
"Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti francez Emmanuel Macron përmes një postimi në "X" ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë. Macron më tej shkruan se miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete.

Sa i përket rrugëtimit drejt BE-së, Macron shprehet se Shqipëria e ka vendi në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Franca e mbështet Shqipërinë në këtë rrugë. Macron e ka shpërndarë dy herë këtë mesazh të tij në "X", njëherë në gjuhën frënge dhe një herë shqip.

"I dashur @ediramaal, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë," shkruan ai.

"Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet

macron rama

Sondazh

Poll