Politike

Vota e diasporës nga Greqia/ Balla konteston votën e PD-së në Lezhë, ndërhyn Celibashi

Në qarkun e Lezhës PD është në diferencë me 300 vota më shumë se PS. Votat e diasporës do të jenë vendimtare për një mandat.

17 Maj 2025, 18:25 Nga N.F
Vota e diasporës nga Greqia/ Balla konteston votën e PD-së
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Kutitë e fundit të votave të diasporës nga Greqia për qarkun e Lezhës janë duke u numëruar në parkun Olimpik. Në qarkun e Lezhës PD është në diferencë me 300 vota më shumë se PS. Votat e diasporës do të jenë vendimtare për një mandat.

PD ka marrë 4 mandate ndërsa PS tre dhe 5 kutitë të fundit të diasporës mund të sjellin ndonjë ndyshim që PD të humbasë një mandat. Në një moment pati kontestim nga Taulant Balla për një votë e cila më pas rezultoi e PD-së. Për të shmangur debatet ndërhyri kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

vota e diaspores

Sondazh

Poll