Politike

"Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë," Këlliçi: Rama me vjedhjen e votës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri!

Këlliçi shtoi se kjo vjedhje ja ka kaluar edhe udhëheqësve më totalitar në botë, Lukashenko i Bjellorusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut.

17 Maj 2025, 15:57 Nga N.F
"Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar për votat e diasporës shqiptare në Greqi. Sipas tij masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë. 

Këlliçi shtoi se kjo vjedhje ja ka kaluar edhe udhëheqësve më totalitar në botë, Lukashenko i Bjellorusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut. Ai thekson se kryeministri Edi Rama me me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri.

"ÇMENDURI E PAPARË DER SOT! Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë, aty ku janë numëruar 1033 vota më shumë se zarfa! Kjo vjedhje kaq flagrante skuq nga turpi edhe Kim Jong Un-in apo Lukashenkon!

Edi Rama me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri!
Kjo maskaradë dhe farsë nuk mbaron sot! Do çmontojmë me fakte e prova çdo vjedhje të kryer nga makineria e pushtetit," shkruan ai.

"Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun

kellici rama

Sondazh

Poll