Politike

"Keni një udhëheqje të fortë"/ Macron thirrje për investime në Shqipëri: Është pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë

Sipas Macron udhëheqja e kryeministrit Edi Rama ka sjellë rezultate. 

17 Maj 2025, 13:16 Nga r.ll
"Keni një udhëheqje të fortë"/ Macron thirrje
emmanuel macron

TIRANË - Presidenti francez në fund të fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të ardhmen e Europës, bëri thirrje që të shtohen investimet në Shqipëri

Ai tha se Shqipëria është pikë kyçe në Mesdhe dhe Europë, ndërsa shtoi se ka një udhëheqje të fortë. Sipas Macron udhëheqja e kryeministrit Edi Rama ka sjellë rezultate. 

"Është jashtëzakonisht mirë që t’ju kemi në Europë, vini nga anë të ndryshme të botës. Ky është një vend stabël dhe i besueshëm. Në këtë botë mos i nënvlerësoni fuqitë e cilësive të tilla. Jam shumë i lumtur që jeni këtu, përtej shakave që bëj me kryeministrin Edi Rama, sepse këtu në Shqipëri qartësisht keni në fakt pikën hyrëse në këtë rajon të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, është një pikë kyçe në Mesdhe ndaj ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë.

Nuk flas vetëm sepse është miku im, por ka sjellë rezultate, dhe në dy vitet që vijnë duke qenë se ka një mandate të qartë, do të jenë pjesë e BE-së dhe dua që të dini, të jeni të sigurt që ne si europianë do të japim rezultate tashmë që kemi një linjëzim të fortë midis Francës dhe Gjermanisë, do të bëjmë maksimumin që të realizojmë agjendën që folëm. Ju lutem investoni në Europë, besojini Europës, kemi nevojë për investimin tuaj, besimin tuaj në mënyrë që të realizojmë agjendën ambicioze.", tha Macron

 

emmanuel macron

Sondazh

Poll