17 Maj 2025, 14:20
Nga M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet vota e shqiptarëve të diasporës e ardhur nga Greqia për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj tha se është një grabitje e vetëdijshme pasi sipas tij, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë. Ai shtoi se është e pamundur që trendi që është brenda Lezhës të përmbyset me votat e Greqisë me 80% në favor të PS-së. Gjekmarkaj vazhdoi duke thënë se me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës.
"Ajo që po shoh me votat e Greqisë, termi "masakër" është një term i butë. Është një grabitje e vetëdijshme dhe po t’i shikosh me vëmendje kutitë, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë, edhe nga shenjat. Nuk ka asnjë arsye që trendi që është brenda qarkut të Lezhës të ndryshojë në Greqi, e cila përmbyset me 80% në favor të PS-së në raport me PD-në, sepse njerëzit tanë janë shpërndarë në atë mënyrë ku ne i dimë se ku i kemi.
Një shoqëri primitive që nuk ka shtet, nuk ka administratorë, ai që është më i fortë, që ka ligjin e xhunglës, ia merr tjetrit haptazi dhe ia përplas duke ia numëruar në fytyrë, me atë që ka ndodhur në Greqi. Nëse në vende të tjera do ketë pasur një gërshetim të elementëve që u përmendën, besoj se në Greqi janë marrë refugjatë, kutitë janë mbushur me fleta dhe i kanë sjellë këtu.
Është e pamundur të ketë logjikë këtu, nuk ka fare logjikë. Ndjenja është "pro PD" por ky është një vullnet i dy a tri individëve për të mbushur plot me vota për Rilindjen. Me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës", tha Gjekmarkaj.
agron gjekmarkaj
Politike
17 Maj 2025, 14:14
M.L
Jozefina Topalli
TIRANA- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka komentuar ashpër procesin e votimit t&eum...
Politike
17 Maj 2025, 14:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende prej 6 ditësh. Ndërkohë gjatë k&...
Politike
17 Maj 2025, 13:44
r.ll
linda rama
TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së saj në Forumin Ekonomik Ndërkomb&...
Politike
17 Maj 2025, 13:16
r.ll
emmanuel macron
TIRANË - Presidenti francez në fund të fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për të...
Politike
17 Maj 2025, 13:15
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat të fituar. Në nj&eu...
Politike
17 Maj 2025, 13:06
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur bindjen ditën e sotme se faktori ndërkombëtar do të qëndrojë...
Politike
17 Maj 2025, 12:58
r.ll
rama, meloni
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përshëndeti dhe mirëpriti më shumë se 40 udhëheqës evropianë në...
Politike
17 Maj 2025, 12:58
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rezultati në kutitë e votimit ësht...
Politike
17 Maj 2025, 12:50
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se qëllimi më i madh i Partisë Demokratike ësht&eu...
Politike
17 Maj 2025, 12:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se zgjedhjet e 11 ...