Politike

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme! Ndjej peshën për mos zhgënjyer askënd

Ajo u shpreh entuziaste për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama për mandatin e tij të katërt në qeverisje.

17 Maj 2025, 13:44 Nga r.ll
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së saj në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar për fitoren e PS në zgjedhjet parlamentare. 

Ajo u shpreh entuziaste për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama për mandatin e tij të katërt në qeverisje. Sipas saj shqiptarët i besuan Edi Ramës një mandat që është shumë i fortë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme.

"Jam shumë entuziaste, e prekur dhe e mallëngjyer thellësisht, sepse ndjeva sikur po lidhje filli midis prindërve tanë dhe të asaj që ëndërruan në 91-92 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe, qeveria e parë demokratike mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët, sepse vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë.

I besuan Edit një mandat që është shumë i fortë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej mbi shpatulla peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e kanë dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë që të çelin një shteg të ri. Është misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez, në mënyrë që fëmijë tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.", u shpreh Linda Rama.

linda rama edi rama

Sondazh

Poll