Sport

Man.City nderon mesfushorin belg, një murale për ‘King”-un Kev De Bruyne...

Të martën, më 20 maj, me rastin e ndeshjes së tij të fundit në shtëpi, klubi njoftoi se do të zhvillohen aktivitete për nder të tij…

17 Maj 2025, 10:00 Nga DOSJA
Man.City nderon mesfushorin belg, një murale për ‘King”-un

ANGLI - Manchester City i ka kushtuar një murale mesfushorit belg Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga klubi si transferim i lirë në fund të sezonit pas 10 vitesh.

“King”-u Kev është paraqitur në mesin e 18 trofeve që ka fituar me ‘Qytetarët’ me një mbishkrim që kujton një këngë kushtuar atij nga fansat.

Të marten, më 20 maj, me rastin e ndeshjes së tij të fundit në shtëpi, klubi njoftoi se do të zhvillohen aktivitete për nder të tij…

Mbi 100 gola dhe 18 trofe me ‘Qytetarët’

De Bruyne mbërriti në Mançester nga Wolfsburgu në gusht të vitit 2015. Mesfushori i lindur në vitin 1991 ka qenë një nga protagonistët kryesorë në historinë e kohëve të fundit të Cityt, klub me të cilin deri më tani ka bërë 419 paraqitje me 108 gola dhe 177 asistime.

Me ‘Citizens’ ai gjithashtu ngriti 18 trofe: 6 Premier League, 2 FA Cup, 5 Carabao Cup, 3 Community Shield, një Champions League dhe një Kupë të Botës për Klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll