Sport

Gattuso-Hajduk, a ka mbaruar? "Kjo mund të jetë ndeshja e fundit, por…”

Fjalët e trajnerit italian për të ardhmen e tij në Kroaci

17 Maj 2025, 08:00 Nga DOSJA
Gattuso-Hajduk, a ka mbaruar? "Kjo mund të jetë ndeshja e fundit,

KROACI - Aventura e Gennaro Gattusos në stolin e Hajduk Splitit mund të mbyllet në fund të sezonit, edhe pse trajneri italian ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij.

Në fund të një sezoni, që e sheh Rijekën aktualisht në krye me një pikë avantazh ndaj Dinamo Zagreb, me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur, Hajduk renditet në vendin e tretë me -5.

Ndeshja kundër Rijekës do të ishte e fundit në stol në Kroaci për trajnerin, i cili foli kështu në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Deklarata: “Kjo është ndoshta ndeshja ime e fundit në Poljud (stadiumi i Hajdukut). Kam ende një vit të mbetur në kontratën time, por po punojmë që të sigurohemi që të largohem në fund të sezonit, - u shpreh Gattuso në një konferencë për shtyp. - Pagesë për ndërprerjen e kontratës? Nuk do ta pranoj sepse nuk e meritoj. Do të marr vetëm atë që është me të drejtë e imja, sepse paratë nuk kanë qenë kurrë themelore ose të rëndësishme për mua."

Atmosfera: “Tifozët janë të zemëruar, policia na ka vëzhguar për disa ditë sepse kanë njoftuar protesta. Pasioni i tyre më preku megjithatë, Hajduku është një mënyrë jetese këtu, mund ta ndjesh krenarinë që ndiejnë dhe jam vërtet i lumtur që kam stërvitur një ekip kaq të rëndësishëm. E kuptoj zhgënjimin e tyre sepse ishim shumë afër një ëndrre dhe e imagjinoj se si ndihen tani. Ata meritojnë më shumë dhe shpresoj t'i përshëndes me një fitore në Poljud."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll