Sport

VIDEO/ Ai e festoi titullin kampion në spital, yjet e Barçës... e vizitojnë me biçikleta

Ferran Torres iu nënshtrua një operacioni për apendisitin

16 Maj 2025, 17:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Ai e festoi titullin kampion në spital, yjet e Barçës...

SPANJE - Ferran Torres festoi titullin kampion të Barcelonës në spital këtë të enjte, pasi iu nënshtrua një operacioni për apendicit. Sipas Marcas, sulmuesi e pa fitoren e ekipit të tij kundër Espanyol në televizor me dy shokë fëmijërie, në dhomën ku është i shtruar në spital.

Pas fishkëllimës së fundit, lojtari spanjol u surprizua nga katër miqtë e tij më të mirë nga dhoma e zhveshjes (Pedri, Dani Olmo, Iñigo Martínez dhe Eric García), të cilët erdhën me biçikletë për ta vizituar. 

Sulmuesi do të dalë nga spitali në orët e ardhshme dhe pritet të jetë në gjendje të marrë pjesë në festimet e ekipit dhe tifozëve të martën e ardhshme në Camp Nou.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll