Politike

A do ta sakrifikonit mandatin tuaj për të futur Metën në Parlament? Blushi nga protesta: Nuk jemi mbledhur për këtë çështje, por për lirinë e votës

Blushi u pyet nga gazetarët për rezultatet e arrituara nga PD teksa theksoi se nuk kishte asnjë koment tjetër përveç respektimit të protestës për votën e lirë.

16 Maj 2025, 17:29 Nga N.F
A do ta sakrifikonit mandatin tuaj për të futur Metën në
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka folur para mediave në lidhje me protestën që po zhvillohet nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Blushi u pyet nga gazetarët për rezultatet e arrituara nga PD teksa theksoi se nuk kishte asnjë koment tjetër përveç respektimit të protestës për votën e lirë.

Blushi u pyet disa herë nëse do e linte mandatin e tij për t’i dhënë mundësinë presidentit të PL-së, Ilri Meta i cili është burgosur prej 21 tetorit 2024. Ai u shpreh se nuk janë mbledhur për këtë çështje por për lirinë e votës.

“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.

blushi

Sondazh

Poll