15 Maj 2025, 21:12
Nga N.F
Lala
ELBASAN- Gazetarja Klodiana Lala duke bërë një pasqyrë të ndikimit të krimit në zgjedhje, deklaroi se rasti i Sara Milas është i çuditshëm, pasi një person i panjohur është renditur e para me një numër të lartë votash. Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se i takon SPAK të provojë nëse Mila ka sponsorë nga krimi i organizuar, konkretisht nga grupi i Suel Çelës.
Ajo theksoi se fakti që Mila nuk kishte kontribut publik dhe rezulton më e votuara ngre dyshime që krimi i organizuar ka ndikuar. Sara Mila është surprizë e zgjedhjeve të 11 majit në Elbasan, pasi ka rezultuar kandidatja më e votuar me mbi 18 mijë vota. Mila është akuzuar nga opozita, se mbështetet nga krimi, konkretisht nga Suel Çela.
"Kuptuar që patronazhimi është skemë perfekte e ndërtuar nga mazhoranca socialiste, që ka mundësuar një numër të lartë madatesh, ka krijuar frikë për të votuar subjekte të tjera. Qytetarët kur i pyet për kë votuat, jashtë kameras e tregojnë, por kishin frikë se mos zbulohej se ku dërgonin votën.
Shqipëria është zbrazur, pjesa dërrmuese është administratë, u është kërkuar të sjellin vota të fotografuara nga diaspora. Krimi ka patur ndikim e vet. Në Elbasan, Sara Mila është një zonjë pa asnjë kontribut publik, por rezulton gruaja më e votuar në qarkun e Elbasanit. Si ka mundësi një grua që nuk njihej nga 90% e qytetarëve?
Po të flasësh me qytetarë në Elbasan apo Librazhd, ata të tregojnë dhe të thonë, jo vetëm mua si gazetare, por edhe të BIRN, ku qytetarët orientoheshin për të votuar këtë zonjë. Fakti që nuk kishte kontribut publik dhe rezulton më e votuara, kjo ngre dyshime që krimi i organizuar ka ndikuar. Dyshohet se ka patur ndikim grupi i Suel Çelës, këtë mbetet ta provojë SPAK.
Zonja mund të dalë të japë reagimin e vet. Po të bisedosh me qytetarët, ishin orientuar drejt kësaj zonje. Ka me kontribut shumë të çmuar brenda PS, që nuk kanë marrë vota. Të shkosh në Durrës, e dinim Arkend Ballën dhe Anri Dyrmishin se cfarë rezultati do të kishin", tha ndër të tjera Lala.
klodiana lala
Politike
15 Maj 2025, 21:10
E. D
Ursula von der Leyen
TIRANË- Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit t&...
Politike
15 Maj 2025, 21:04
N.F
Taravari
SHKUP- Politikan i njohur shqiptar dhe kreu i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Arben Taravari ditën e sotme ka dhën...
Politike
15 Maj 2025, 20:48
N.F
Mila dhe Meta
ELBASAN- Gazetarja Ambrozia Meta përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka reaguar në lidhje me&nb...
Politike
15 Maj 2025, 20:39
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në reagimi...
Politike
15 Maj 2025, 20:39
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të...
Politike
15 Maj 2025, 20:22
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me proce...
Politike
15 Maj 2025, 20:09
N.F
Vota
TIRANË- Një votë nga diaspora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përshkak të mesazhit që emigranti ...
Politike
15 Maj 2025, 20:11
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe de...
Politike
15 Maj 2025, 19:52
N.F
Neli
LEZHË- Partia Demokratike pati një fitore të ngushtë në qarkun e Lezhës, ku fitoi me 45.1% të votave përkund&e...
Politike
15 Maj 2025, 19:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi parlamentar i LDK-së kanë dalë me një deklara...