15 Maj 2025, 21:04
Nga N.F
Taravari
SHKUP- Politikan i njohur shqiptar dhe kreu i ‘Aleancës për Shqiptarët’, Arben Taravari ditën e sotme ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Dorëheqja e tij ka ardhur tre ditë pasi bëri publik vendimin për të tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Dorëheqja e Taravarit pritet të ratifikohet javën e ardhshme nga Parlamenti. Gjithashtu pritet edhe emërimi i një ministri të ri, pas një propozimi nga kryeministri, Hristijan Mickosk. Ky zhvillim vjen pas përplasjeve të hapura politike brenda koalicionit dhe tërheqjes së ‘Aleancës për Shqiptarët’ muajin e kaluar edhe nga blloku opozitar shqiptar VLEN (E Meriton), në të cilin kjo parti kishte rolin kryesor.
Taravari tha se qeveria e Mickoskit ka dështuar në forcimin e perspektivës evropiane të vendit dhe ka kontribuar në përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve, të fituara ndër vite me përpjekje dhe sakrifica. Ai më tej akuzoi qeverinë për margjinalizim të shqiptarëve dhe mungesë vullneti politik për përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
‘Aleanca për Shqiptarët’ ka pesë deputetë në një Kuvend me gjithsej 120 anëtarë. Ende nuk është e qartë nëse të gjithë deputetët e kësaj partie do të ndjekin shembullin e Taravarit duke kaluar në opozitë.
Largimi i Taravarit vjen në një kohë të ndjeshme politike për Maqedoninë e Veriut, ku bashkëjetesa ndëretnike dhe përfaqësimi i barabartë i komunitetit shqiptar, që përbën rreth 25% të popullsisë, janë gjithmonë faktorë kyç për stabilitetin politik.
arben taravari
Politike
15 Maj 2025, 20:48
N.F
Mila dhe Meta
ELBASAN- Gazetarja Ambrozia Meta përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka reaguar në lidhje me&nb...
Politike
15 Maj 2025, 20:39
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në reagimi...
Politike
15 Maj 2025, 20:39
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do ta dërgojë një delegacion të nivelit të...
Politike
15 Maj 2025, 20:22
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me proce...
Politike
15 Maj 2025, 20:09
N.F
Vota
TIRANË- Një votë nga diaspora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve përshkak të mesazhit që emigranti ...
Politike
15 Maj 2025, 20:11
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe de...
Politike
15 Maj 2025, 19:52
N.F
Neli
LEZHË- Partia Demokratike pati një fitore të ngushtë në qarkun e Lezhës, ku fitoi me 45.1% të votave përkund&e...
Politike
15 Maj 2025, 19:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Grupi parlamentar i LDK-së kanë dalë me një deklara...
Politike
15 Maj 2025, 18:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në zgjedhjet e 11 majit shumë parti dhe kandidatë dolën të zhgënjyer nga rezultatet e dobët...
Politike
15 Maj 2025, 18:56
E. D
sali berisha
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së n&...