Politike

Mbyllja e zyrave paralele në veri, ambasada franceze: Veprime të përsëritura dhe shqetësuese! Kosova po dërgon sinjale negative te partnerët ndërkombëtarë

Franca thekson se këto veprime mund të ndikojnë negativisht në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

15 Maj 2025, 20:39 Nga N.F
Mbyllja e zyrave paralele në veri, ambasada franceze: Veprime të
Foto ilustruese

KOSOVË- Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e disa zyrave paralele në veri. Në reagimin e tyre thuhet se ambasada shpreh shqetësimin e saj për këto veprime të cilat i cilëson të përsëritura.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Franca thekson se këto veprime mund të ndikojnë negativisht në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

“Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, përfundon deklarata.

Mbyllja e zyrave paralele në veri, ambasada franceze: Veprime të

kosove

Sondazh

Poll