Politike

PS mori 3 mandate në Lezhë, Marjeta Neli merr mandatin e listës së hapur, u bashkohet në Kuvend 2 deputetëve të tjerë të listës së mbyllur

PD arriti të merrte 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3.

15 Maj 2025, 19:52 Nga N.F
PS mori 3 mandate në Lezhë, Marjeta Neli merr mandatin e listës
Neli

LEZHË- Partia Demokratike pati një fitore të ngushtë në qarkun e Lezhës, ku fitoi me 45.1% të votave përkundër 42.2% të Partisë Demokratike. PD arriti të merrte 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3.

Në kampin socialist, pati një garë të fortë deri në momentin e fundit për kandidatin e listës së hapur. Kandidatja fituese doli Marjeta Neli 6745 vota, e cila do të jetë në Kuvend në legjislaturën e re. Pas saj, u renditën Admir Kadeli dhe Pranvera Skana me respektivisht 5600 dhe 5531. Neli i bashkohet 2 deputetëve të tjerë të listës së mbyllur të PS, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj.

PS mori 3 mandate në Lezhë, Marjeta Neli merr mandatin e listës

lezhe marjeta neli

Sondazh

Poll