15 Maj 2025, 18:18
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në zgjedhjet e 11 majit shumë parti dhe kandidatë dolën të zhgënjyer nga rezultatet e dobëta. Shumë parti nuk arritën mandatet që donin teksa hedhin akuza për vjedhje dhe metoda nga më të ndryshme të manipulimit të votave.
Por nga këto zgjedhje duhet theksuar se më të zhgënjyer janë kandidatët të cilët nuk arritën të merrin dot as edhe një votë. Mund të duket e çuditshme por kjo listë është paska e gjatë pasi shumë kandidatë nuk kanë arritur tu mbushin mendjen as familajrëve të tyre për tiu dhënë votën si dhe votën e tyre nuk ia besuan vetes.
Kjo shihet qartë edhe të numri i votave, zero. Ja disa nga partitë që kanë kandidatët që nuk kanë arritur të marrin asnjë votë dhe as nuk ndihmuan dot partinë të ngrihen e të marrin ndonjë mandat.
Partia Lëvizja e Atdheut:
Kandidati i Lëvizjes Atdheu në Korçë, Baftjar Lila ska marrë asnjë votë. Kandidatët e po kësaj partia në Kukës, Mirsie Rrugëja dhe Hana Tafa nuk kanë mundur të marrin asnjë votë. Në Lezhë kandidatja e Lëvizjes së Atdheut, Ambra Limo nuk mundi të merrte asnjë votë.
Një numër më i madh i kandidatëve në Shkodër nuk ka marrë dot asnjë votë. 5 kandidatë të Lëvizjes Atdheu përkatësisht, Vigan Karkin, Spartak Laçka, Mirdan Sala dhe Eris Uka kanë 0 vota. Në Vlorë Rozalina Lushi dhe Bledar Shefki nuk morën asnjë votë.
Partia Koalicioni Euroatlantik:
Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Alketa Karafilaj nuk mundi të merrte as edhe një votë nga votuesit. Në Shkodër edhe kandidatët Albert Hibroj, Kasiani Kazheli, Armandi Narta dhe Ermal Noka morën 0 vota.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare:
Dy kandidatë të Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare në qarkun Lezhë nuk kanë arritur të marrin asnjë votë. Përkatësisht Gëzim Rexho dhe Bardhyl Seitaj numërojnë 0 vota. Në Vlorë, Ndriçim Kamberaj nuk mori asnjë votë.
Partia Aleanca Demokracia e Re:
Kandidatja e kësaj partie në Berat, Arjana Xamo mori 0 vota. Isa Goleci, kandidat në Dibër po ashtu nuk mori asnjë votë. Kandidatët në Durrës, Gëzim Bylyku, Edmond Çiba dhe Flavio Ymeri nuk arritën të merrnin asnjë votë. 7 kandidatë në Elbasan nuk morën asnjë votë. Përkatësisht Rolanda Gjika, Bajram Hida, Enes Hida, Gentijan Lila, Leandro Muja, Armando Toprra dhe Indira Toska.
Në Vlorë kandidati Maksim Vlashi nuk mori asnjë votë. Kandidatët në Korçë Altana Pisku dhe Krisjan Shuli u bashkohen kolegëve po me 0 vota. Në Kukës Ylvie Qinami dhe Anisa Zuna morën 0 vota. Në Lezhë Meghi Bisholla dhe Dorjan Kotorri nuk arritën të merrnin asnjë votë nga qytetarët. Në qytetin e Shkodrës kandidatët Argjend Kurti, Jona Lekaj, Gazmir Mancila, Minir Najtellari, Sonila Topi dhe Laert Vlashi morën 0 vota.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim:
Në Dibër kandidatja Marcela Demo mori po ashtu 0 vota. Në Korçë Festim Qazimi iu bashku grupit pas asnjë votë. Hersa Muda dhe Gridi Oseku, kandidatë në Lezhë nuk morën vota. Në Shkodër Ezmir Durrësi dhe Evisa Myftari nuk morën asnjë votë nga shkodranët. Po ashtu në Vlorë Migen Begolli është në listë pa vota.
zgjedhjet e 11 majit
lezhepng
9png
tiranepng
11png
12png
13png
14png
15png
fier 2png
16png
17png
18png
19png
20png
tirane 21png
22png
23png
24png
25png
26png
Politike
15 Maj 2025, 18:56
E. D
sali berisha
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së n&...
Politike
15 Maj 2025, 18:46
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë pasdite në godinën e Kryeministrisë, homologun finlandez, Petteri Orp...
Politike
15 Maj 2025, 18:40
E. D
Keir Starmer
TIRANË- Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeveris...
Politike
15 Maj 2025, 18:32
E. D
MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, th...
Politike
15 Maj 2025, 17:56
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ditën e zgjedhjeve të 11 majit ka ndarë foto nga n...
Politike
15 Maj 2025, 17:42
Antonio Costa
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit t...
Politike
15 Maj 2025, 17:36
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë pas shkark...
Politike
15 Maj 2025, 17:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria britanike është në bisedime me vende të treta të paspecifikuara rreth marrëveshjeve për ...
Politike
15 Maj 2025, 17:23
N.F
Takimi
KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ...
Politike
15 Maj 2025, 17:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshilli...