Politike

A ndodhi fenomeni "tren bullgar" edhe në Finiq? Denoncimi i Ina Zhupës ditën e zgjedhjeve: Kushëriri i kandidatit të PS-së ka nxjerr fletën e votimit jashtë!

hupa bënte me dije se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, nxorri fletën e votimit jashtë dhe udhëzonte zgjedhësit.  

15 Maj 2025, 17:56 Nga N.F
A ndodhi fenomeni "tren bullgar" edhe në Finiq? Denoncimi i Ina
Pamje nga vendi i ngjarjes

FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ditën e zgjedhjeve të 11 majit ka ndarë foto nga një qendër votimi në Finiq. Zhupa bënte me dije se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, nxorri fletën e votimit jashtë dhe udhëzonte zgjedhësit.  

Ajo shkruante se që të bllokohej kjo qendër e votimit në fshatin Dhivër dhe se të gjithë do të përballen me ligjin. Por ky rast ka rritur dyshimet se mos është regjistruar fenomeni "treni bullgar" edhe në këtë qendër votimi pas rastit në KZAZ 40 në Tiranë.

Llajo dyshohet se ka përdorur fletën e nxjerrë nga qendra e votimit, duke ua dhënë më pas qytetarëve të plotësuar dhe më pas duke i nxjerrë ato në kutitë e votimit, duke nxjerrë përsëri nga qendra një fletë votimi të pastër. Këto dyshime i konfirmon fakti se Vasil Llajo ka fituar bindshëm në fshatin Dhivër dhe në të gjithë bashkinë Finiq. Tashmë i mbetet SPAK-ut të hetojë edhe këtë fakt, të denoncuar tashmë publikisht, që dëshmon se zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar duke përdorur të gjithë mekanizmat.

"Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës! Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit.

Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit. Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp," shkruan ajo.

A ndodhi fenomeni "tren bullgar" edhe në Finiq? Denoncimi i Ina
Postimi i Zhupes më 11 maji

ina zhupa

Sondazh

Poll