15 Maj 2025, 18:32
Nga E. D

MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE). Shkaku për këtë është kalimi në një ekonomi lufte dhe efektet e sanksioneve perëndimore. Raporti u përgatit si material informues për ministrat e Financave të BE-së.
"Stimujt fiskalë për ekonominë e luftës i kanë siguruar ekonomisë mbijetesën për një afat të shkurtër", thuhet në raport. "Megjithatë varësia prej financimeve të paqarta dhe jotransparente, shpërndarja e shtrembëruar e burimeve dhe tkurrja e rezervave financiare i bëjnë ato të paqëndrueshme në plan afatgjatë. Ndryshe nga pretendimet e Kremlinit, koha nuk punon për Rusinë." - thuhet në raport.
Dyshime për besueshmërinë e të dhënave ekonomike nga Rusia
Drejtori i SITE-s, Torbjörn Becker, shprehu në një takim me përfaqësues të mediave dyshime në lidhje me besueshmërinë e të dhënave ekonomike ruse. Nëse inflacioni është vërtet në nivelin nëntë deri në dhjetë përqind, pse banka qendrore ka vendosur një normë bazë interesi prej 21 përqindësh, pyeti ai.
"Nëse bankat tona qendrore do të bënin diçka të tillë, ato do të mbeteshin të nesërmen pa punë." Nëse inflacioni vlerësohet si shumë ulët, mbivlerësohet prodhimi ekonomik bruto. Gjithashtu ka mosmarrëveshje edhe për buxhetin. "Një pjesë e madhe e financimit të luftës kalon përmes sistemit bankar. Nëse ua shtojmë këtë shifrave të buxhetit, deficitet e tyre do të ishin rreth dy herë më të larta se sa thuhet në statistikat zyrtare."/DW
moske
Politike
15 Maj 2025, 17:56
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ditën e zgjedhjeve të 11 majit ka ndarë foto nga n...
Politike
15 Maj 2025, 17:42
Antonio Costa
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit t...
Politike
15 Maj 2025, 17:36
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë pas shkark...
Politike
15 Maj 2025, 17:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria britanike është në bisedime me vende të treta të paspecifikuara rreth marrëveshjeve për ...
Politike
15 Maj 2025, 17:23
N.F
Takimi
KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ...
Politike
15 Maj 2025, 17:19
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshilli...
Politike
15 Maj 2025, 17:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, falenderoi Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, pasi mbajtën një konferenc&eum...
Politike
15 Maj 2025, 17:04
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahë...
Politike
15 Maj 2025, 17:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët në Tiranë me presidentin e KE, ...
Politike
15 Maj 2025, 17:04
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Këshillit të Evropës,&...