Politike

"Jemi shumë të vendosur për BE"/ Rama: Kemi një model te AI që na ndihmon

Rama tha më tej se duhet të ecim me hapat e duhur për të mos humbur momentin.

15 Maj 2025, 17:19 Nga I.A
"Jemi shumë të vendosur për BE"/ Rama: Kemi një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa, theksoi vendosshmërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rama tha më tej se duhet të ecim me hapat e duhur për të mos humbur momentin.

Ndër të tjera Rama përmendi edhe AI, ku tha se kemi një model të AI që na ndihmon për procesin e transferimit në gjuhën shqipe dhe të një sërë informacionesh të tjera që marrim nga modeli.

"Ne jemi shumë të vendosur, kemi një model të AI që na ndihmon për procesin e transferimit në gjuhën shqipe dhe të një sërë informacionesh të tjera që marrim nga modeli. Kemi gjithë bindjen që ky moment e ka ndryshuar qasjen. Unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin por gjithmonë kam thënë që është një histori dashurie që deri kur ana tjetër ta ndjej nevojën për ty, s’duhet të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur ana tjetër të hapi dritaren. Dritarja është hapur, çarçafi është hedhur poshtë dhe ne të dashuruarit duhet të ngjitemi duke marrë parasysh që dritarja mund të mbyllet," tha Rama.

edi rama antonio costa

Sondazh

Poll