Politike

Ramës nuk i pëlqen pyetja: Po bëj sikur nuk e kuptova, nuk bëra cirk gjatë fushatës elektorale për të marrë vota

Kryemistri theksoi se nuk ka bërë cirk gjatë fushatës elektorale për të marrë vota. 

15 Maj 2025, 17:05 Nga I.A
Ramës nuk i pëlqen pyetja: Po bëj sikur nuk e kuptova, nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët në Tiranë me presidentin e KE, Antonio Costa, tha se Shqipëria do të vijojë reformat për të mbyllur negociatat me BE në 2027. Kur u pyet nga gazetarët për fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Ramës me sa duket nuk i pëlqeu pyetja. Kryemistri theksoi se nuk ka bërë cirk gjatë fushatës elektorale për të marrë vota. 

“Pyetja ishte, gjatë gjithë fushatës unë thashë diçka për të marrë votat dhe ciruku mbaroi, apo ajo që thashë, mbetet në fuqi. Po them që jo vetëm që i qëndroj asaj që kam thënë, na është dhënë mundësia historiek. BE kahapur derën, nëse bëjmë ati që janë të shkruara në planin me KE, deri në fund të 2027. Ne kemi vënë 2030, se mund të ketë procese që mund të marrin momente. Ne kemi në mes të Europës, nga popujt më të vjetër këtu. Ne duam ta mbyllim këtë proces”, theksoi ai.

edi rama

Sondazh

Poll