Politike

Deklaratat e zyrtarëve britanikë ndaj shqiptarëve, Rama: Mallkimi iu kthyer dhe sot janë jashtë parlamentit

15 Maj 2025, 13:37 Nga r.ll
Deklaratat e zyrtarëve britanikë ndaj shqiptarëve, Rama: Mallkimi
starmer, rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi në konferencën e përbashkët me Starmer deklaratat e zyrtarëve të mëparshëm të qeverisë britanike ndaj shqiptarëve. Rama tha se i ka zënë mallkimi i këtyre të fundit, prandaj dhe sot janë jashtë parlamentit britanik.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të mos harrojmë që nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk shumë i mirë, sepse iu kthye dhe sot janë jashtë parlamentit”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll