Politike

Deklaratat e qeverisë "Sunak" për shqiptarët, Starmer: Nuk bëj komente për kryeministrat e mëparshëm, fakti që jam këtu deklaron si e shohim ne Shqipërinë

Ai u pyet nëse do të kërkonte një ndjesë në emër të qeverisë britanike për deklaratat denigruese të parardhësve të tij ndaj komunitetit shqiptar atje. 

15 Maj 2025, 13:02 Nga r.ll
Deklaratat e qeverisë "Sunak" për shqiptarët, Starmer:
starmer

TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer u pyet në konferencën e sotme për mediat nëse do të kërkonte një ndjesë në emër të qeverisë britanike për deklaratat denigruese të parardhësve të tij ndaj komunitetit shqiptar atje. 

Starmer tha se fakti që ishte kryeministri i parë që viziton vendin tonë, tregon për mënyrën si e sheh qeveria e tij Shqipërinë. Ai tha se nuk bën komente për kryeministrat e mëparshëm ndërsa shtoi se qasja e tij nuk është diplomacia me megafon.

"Fakti që jam kryeministri i parë e britanik që jam në këtë takim, duhet të shihet edhe një deklaratë qëllimi për mënyrën si e shohim Shqipërinë dhe kryeministrin Rama, dhe për vetë karakterin, mënyrën dhe forcën që ka vetë marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministrat e mëparshëm, por qasja ime nuk është diplomacia me megafon, por kur bën punë e fortë dhe zgjidhim problemet me të cilat duhet të përballemi. Këtë e kemi dëshmuar tashmë. Ka qenë mënyra më efektive për zgjedhjen e problemeve, përfshirë këtu edhe punën e përbashkët që kemi parë sot të autoriteteve ligj zbatuese.", tha Starmer.

keir starmer

Sondazh

Poll