Politike

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Na e kanë kërkuar disa vende dhe ju kemi thënë jo, jemi besnik ndaj martesës me Italinë

Rama tha se ajo ishte një marrëveshje e vetme me shtetin italian për shkak të marrëdhënies së veçantë dhe falë situatës gjeografike. 

15 Maj 2025, 12:54 Nga r.ll
Marrëveshja për emigrantët, Rama: Na e kanë kërkuar
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi sot në konferencën me homologun e tij britanik, Keir Starmer se modeli i marrëveshjes së emigrantëve me Italinë nuk do të bëhet me asnjë vend tjetër.

Rama tha se ajo ishte një marrëveshje e vetme me shtetin italian për shkak të marrëdhënies së veçantë dhe falë situatës gjeografike. Ai tregoi se këtë model marrëveshje e kanë kërkuar disa vende me Shqipërinë, por janë refuzuar. 

"Kam qenë shumë i qartë, qysh prej ditës së parë kur nisëm këtë proces me Italinë, ajo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marrëdhënies së veçantë. Falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Na e kanë kërkuar disa vende për ta bërë këtë dhe ju kemi thënë jo sepse jemi besnik ndaj martesës me Italinë, tjerat janë vetëm dashuri.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll