Politike

Ngërçi politik në kosovë/ Nis takimi mes presidentes Osmani dhe 4 liderëve të partive

Në takim kanë marrë pjesë Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

15 Maj 2025, 13:18 Nga M.L
Ngërçi politik në kosovë/ Nis takimi mes presidentes
Foto ilustruese

KOSOVË- Liderët e partive në Kosovë, LVV, PDK, LDK dhe AAK tashmë kanë mbërritur në presidencë për takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në takim kanë marrë pjesë Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Si rezultat i këtij takimi pritet të gjendet zgjidhja për ngërçin politik, më saktësisht për bllokimin e Kuvendit të Kosovës, i cili po vazhdon të dështojë për herë të 16-të me radhë pasi opozita është kundër kandidates për kryetare të Parlamentit, Albulena Haxhiu. Për këtë të fundit, ata thonë se nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.

Sondazh

Poll