Aktualitet

Përndiqte të miturën dhe e kërcënonte për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Sipas policisë, ka qenë familjarët e të miturës që kanë bërë kallëzimin në polici dhe më pas ka nisur edhe hetimi.

14 Maj 2025, 12:48 Nga E. D
Përndiqte të miturën dhe e kërcënonte për
foto ilustruese

SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur dhe e ka kanosur atë për t’i marrë para. Sipas policisë, ka qenë familjarët e të miturës që kanë bërë kallëzimin në polici dhe më pas ka nisur edhe hetimi. Në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, duke e kanosur dhe i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familjarët e një shtetaseje të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, dhe duke e kanosur, i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

policia

Sondazh

Poll