Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Halilajt. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

14 Maj 2025, 12:43 Nga M.L
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin nga
Foto ilustruese

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 13 maj të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Astrit Halilaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Halilajt. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u shkarkua nga detyra më 30 qershor 2022, pasi Komisioni arriti në përfundimin se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin.

Astrit Halilaj e filloi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./ Reporter.al

kolegji i posaçëm i apelimit

Sondazh

Poll