Aktualitet

Aksidenti me vdekje tek “Shkalla e Tujanit”, viktima mbetën daja dhe nipi

Mësohet se viktima mbetën daja dhe nipi. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksident. 

14 Maj 2025, 11:26 Nga E. D
Aksidenti me vdekje tek “Shkalla e Tujanit”, viktima mbetën
foto iluistruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidenti tragjik tek “Shkalla e Tujanit”. Mësohet se viktima mbetën daja dhe nipi. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksident. 

Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë humbën jetën.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

blerim haxhiu olsi lila

Sondazh

Poll