Aktualitet

Aksidenti te Shkalla e Tujanit/ Identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht (EMRAT)

Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç.

14 Maj 2025, 11:02 Nga E. D
Aksidenti te Shkalla e Tujanit/ Identifikohen dy të rinjtë që
foto ilustruese

TIRANË- Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt.

Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë humbën jetën.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 blerim haxhiu olsi lila

Sondazh

Poll