Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi 500 kuti votimi në Fier, PS-ja kryeson e ndjekur nga PD-ASHM-ja, ja si renditen partitë e tjera

Sipas rezultateve ku Partia Socialiste kryeson me 62.7%, ose 87,381 vota, bën të mundur ruajtjen e pozicionit si forca kryesore politike në këtë qytet.

13 Maj 2025, 07:20 Nga M.L
Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen mbi 500 kuti votimi në Fier, PS-ja
Foto ilustruese

FIER- 514 kuti me fletë votimi janë numëruar në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total. Sipas rezultateve ku Partia Socialiste kryeson me 62.7%, ose 87,381 vota, bën të mundur ruajtjen e pozicionit si forca kryesore politike në këtë qytet.

Ndërkohë ndiqet nga Koalicioni PD-ASHM me 25.6% ose 35,665 vota, ndërsa më pas, i treti vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 4.8% ose 6,653 vota.


VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE:

Partia Socialiste e Shqipërisë– 87,381 vota/ 62.7%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 35,665 vota/ 25.6%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet– 6,653 vota/ 4.8%

Partia Mundësia – 3,330 vota/ 2.4%

Partia Socialdemokrate– 2,017 vota/ 1.4%

Lëvizja Bashkë – 1,480 vota – 1.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim– 1,216 vota/ 0.9%

Partia Koalicioni Euroatlantik– 1,016 vota/ 0.7%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare– 374 vota/ 0.3%

Lëvizja Atdheu – 184 vota/ 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re– 55 vota/ 0.0%

partia socialiste

Sondazh

Poll