Politike

Numërohen 93.86% të kutive të votimit në rang vendi, PS udhëheq me 52% të votave, ndiqet nga PD-ASHM me 34%

Numërimi vijon ende në 11 qarqet, ku janë numëruar deri më tani 93.86% e kutive të votimit.

13 Maj 2025, 07:11 Nga M.B
Numërohen 93.86% të kutive të votimit në rang vendi, PS
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Janë numëruar 4904 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 majit.  Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike kryesuese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 696,857 vota, ose 52%.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 448,171 vota, ose 34%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 48,545 vota. Më pas vjen PSD me 45,425 vota dhe partia Mundësia me 39,377 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,900 vota.

Numërohen 93.86% të kutive të votimit në rang vendi, PS

REZULTATET:

PS-52%
82 MANDATE

PD-ASHM
34%
52 MANDATE

NISMA-SHB
4%
1 MANDATE

PSD-3%
3 MANDATE

MUNDESIA-3%
1 MANDATE

BASHKE-1%
1 MANDATE

KEA-1%
0 MANDATE

DZH-0%
0 MANDATE

QV: 4904/5225 (93.86%)

zgjedhje

Sondazh

Poll