Politike

"E para s’ka pllakosur heshtja në selinë blu...! Humbën apo ua vodhën? Balliu “thyen heshtjen”: Raportet e OSBE/ODIHR-it deklaruan që me këto zgjedhje Shqipëria nuk shkon në BE

Ndërsa ditën e zgjedhjeve (11 maj) e cilësoi një ditë krimi me një sërë provash që janë pasqyruar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. Balliu theksoi se denoncimet e videot po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare.

12 Maj 2025, 22:31 Nga E. D
"E para s’ka pllakosur heshtja në selinë blu...!
Klevis Balliu

TIRANË- Gazetarët raportuan se në selinë blu ka pllakosur heshtja, por këtë gjë e mohoi koordinatori i kësaj partie për qarkun Tiranë Klevis Balliu. Duke folur live për "Opinion", Balliu tha se e para nuk ka pllakosur heshtja se po të kishte pllakosur, as vetë ai nuk do fliste. 

Ndërsa ditën e zgjedhjeve (11 maj) e cilësoi një ditë krimi me një sërë provash që janë pasqyruar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. Balliu theksoi se denoncimet e videot po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare.

Balliu: Denoncimet e videot po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare. U kthye në një ditë krimi, u gjetën grupe kriminale, po s’kishte polici. Gra e burra vraponin me xhupa në kokë nga zyrat ilegale, ndërkohë që thonin se po hanim kokoshka, nuk është turp të hash kokoshka.

Ky rezultat, nuk ka njeri normal, që e sheh si rrjedhojë të një procesi të rregullt zgjedhor. Me qeveri në burg e vjedhje, të rritesh me 10 mandate është non sense. Raportet e OSBE/ODIHR-it janë faktike, e deklaroi që me këto zgjedhje Shqipëria nuk shkon në Europë. Është raport sipas vëzhgimeve, përpos atyre do shtohen faktet që ka opozita për shkeljet zgjedhore.

Si te njësia 5 në Tiranë, ishte edhe në Yzberisht. Nuk ishte rast unik. Minimalisht besoj që ju mund t’i referoheni raportit të OSBE/ODIHR-it. Duke qenë se jam një nga ata që ka kapur njerëz në zyra ilegale, prandaj janë bërë kallëzime penale. Të gjithë ata që kanë parë denoncimet, janë të qartë që ky rezultat është si rrjedhojë e manipulimeve.

klevis balliu

Sondazh

Poll