12 Maj 2025, 22:38
Nga r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Kandidatja për deputete e koalicionit PD-ASHM, Jorida Tabaku ka komentuar deklaratat e eurodeputetit gjerman, Michael Gahler. Ajo është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet dhe ngre shqetësime të cilat janë reale.
E ftuar në Çim Peka Live, Tabaku ka komentuar edhe problemet e ndodhura në Vorë, ku sipas saj asnjë institucion ligjzbatues nuk ndërhyri, as policia dhe as SPAK.
Ajo tha më tej se është detyrë e OSBE-ODIHR, Parlamentit dhe Komisionit Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet dhe rotacioni duhet të merren masa ndaj Shqipërisë.
"Këto janë zgjedhjet e para me të cilat Shqipëria përballet pasi janë hapur negociatat. Në momentin kur të hapen negociata dhe ti ke një grup kapitujsh të parë që duhet të plotësosh detyrimet, ku zgjedhjet janë gurëthemeli i parë, atëherë ose duhet të kesh vullnetin politik për të bërë zgjedhjet, dhe për të pasur avancim në procesin e integrimit, ose thuaj se unë do të mbetem përjetë këtu dhe për mua ka më shumë rëndësi pushteti se, sa çdo lloj procesi tjetër, edhe demokracia në vetvete.
Raporti i OSBE-ODIHR, i rrëzon zgjedhjet, është një raport i cili ngre shqetësime të cilat janë reale. Ajo që ndodhi në Vorë dje, me intimidimin e votuesve, grupet kriminale të përfshira, ka bërë që nga ai moment në orën 12 e deri në fund të ditës, njerëzit të mos shkonin të votonin dhe kryesisht ishin përfaqësues të opozitës dekurajoheshin.
Ajo që ka ndodhur në Vorë është shembulli se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Për OSBE-ODIHR këto nuk janë problematika të reja, këto i paralajmëroi opozita dhe në dëgjesë, i paralajmëroi dhe në takime të ndryshme, kudo ku ka pasur zë opozita. OSBE-ODIHR nuk është polici i zgjedhjeve, ne jemi shtet sovran, menaxhojmë vetë procesin zgjedhor, por duhet të mbajmë vetë dhe përgjegjësitë.
Por ajo që ka për detyrë OSBE-ODIHR, Parlamenti dhe Komisioni Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet, në momentin kur cenohet dhe rotacioni, atëherë duhet të merren masat ndaj Shqipërisë. Edhe procesi i integrimit pengohet, edhe procese të tjera që lidhen me demokracinë, që nuk kanë për të ecur më përpara.
Por kur një shtet plotëson minimumin e detyrimeve të demokracisë dhe kritereve që OSBE-ODIHR ka për vendet anëtare, atëherë për ca flasim, këtu nuk ka më demokraci. Kur nuk kryen dot rotacion me zgjedhje të lira dhe të ndershme e këto i ka në dorë Parlamenti dhe Komisioni Europian, se ne nuk mund të rrimë zgjedhje pas zgjedhje të përsëritura të njëjtat probleme, edhe më të agravuara dhe të mos bëjmë asgjë. Kjo situatë ka qenë një këmbanë alarmi edhe për ta", tha Tabaku.
jorida tabaku
Politike
12 Maj 2025, 22:31
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Gazetarët raportuan se në selinë blu ka pllakosur heshtja, por këtë gjë e mohoi koordinatori...
Politike
12 Maj 2025, 22:15
E. D
foto ilustruese
Berat: Në Berta deri më tani janë numëruar 238 QV nga 275 gjithsej. Sipas të dhënave të publikuara ...
Politike
12 Maj 2025, 22:27
M.L
Foto ilustruese
MIRDITË- Ndërsa ende vazhdon numërimi intensivisht në disa qarqe të vendit, Mirdita ka mbyllur numërimin, si ...
Politike
12 Maj 2025, 22:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit të votave vijon në qarkun e Tiranës, i cili është dhe më i madhi. Deri ...
Politike
12 Maj 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Me tensione është shoqëruarar procesi i numërimit në një qendër në “Vasil Shanto...
Politike
12 Maj 2025, 21:46
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Deri më tani janë numëruar mbi 3704 nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë Shqipërinë. Si...
Politike
12 Maj 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Sarandës, qarku Vlorë. Sipas rezultat...
Politike
12 Maj 2025, 21:32
E. D
foto ilustruese
SKRAPAR- Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Poliçan dhe Skrapar të qarkut të Beratit. Sipas s...
Politike
12 Maj 2025, 21:24
Sami Curri
Foto ilustruese
DIBËR- “Kjo punë ka mbaruar. Është krijuar një sistem i atillë, që në këtë vend edh...
Politike
12 Maj 2025, 21:17
foto ilustruese
TIRANË- Në procesin e numërimit të votave nga diaspora, që po zhvillohet në Parkun Olimpik në Tiranë...