Sport

Presidenti Duka uron kampionët e Egnatias

"Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe".

12 Maj 2025, 23:32 Nga DOSJA
Presidenti Duka uron kampionët e Egnatias

TIRANE - Në ndeshjen finale të “Final Four”, Egnatia - Vllaznia, skuadra rrogozhinase e fitoi me rezultatin 4-0 në “Arenën Kombëtare”, duke u shpallur edhe kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025.

Teksa ka përfunduar edhe ceremonia festive e rastit, nuk ka munguar edhe urimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka për skuadrën e Egnatias.

“Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!

Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në "Arenën Kombëtare".

Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.

Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.

Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik,”- ka shkruar presidenti Duka në faqen e tij zyrtare në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll