Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon numërimi i votave në 3704 qendra votimi, PS-ja humb një mandat ndaj PD-së në rang kombëtar

Ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka 34.14% ose 335693 vota në të gjithë vendin. Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.6%, duke marrë 36028 vota.

12 Maj 2025, 21:46 Nga M.L
Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon numërimi i votave në 3704
Foto ilustruese

TIRANË- Deri më tani janë numëruar mbi 3704 nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas rezultateve Partia Socialiste kryeson me 52.47% duke siguruar deri tani 519034 vota. Ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka 34.14% ose 335693 vota në të gjithë vendin. Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.6%, duke marrë 36028 vota.

Sakaq ka humbur një pozicion, ku në vendin e katërt renditet PSD me 3.6%, duke marrë 35175 vota. Votat e tjera ndahen mes, Partisë Mundësia 2.87%, Koalicioni Euroatlantik 1.24% dhe Djathtas për Zhvillim 0.39%. Sipas rezultatit paraprak, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

pd-ashm

Sondazh

Poll