Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen 11% e votave të diasporës, kryeson bindshëm Partia Socialiste

Sipas rezulateteve të publikuara nga KQZ, PS po kryeson me 54.97% të votave. Ndërsa në vend të dytë renditet PD-ASHM me 28.72%, në vend të tretë Nisma Shqipëria Bëhet me 8.44%, dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 2.96%.

12 Maj 2025, 21:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet parlamentare/ Numërohen 11% e votave të diasporës,
foto ilustruese

TIRANË- Në procesin e numërimit të votave nga diaspora, që po zhvillohet në Parkun Olimpik në Tiranë, janë numëruar deri tani 22,551 vota nga gjithsej 194,889 që janë në total.

Sipas rezulateteve të publikuara nga KQZ, PS po kryeson me 54.97% të votave. Ndërsa në vend të dytë renditet PD-ASHM me 28.72%, në vend të tretë Nisma Shqipëria Bëhet me 8.44%, dhe në vend të katërt Partia Mundësia me 2.96%.

REZULTATET: 

• Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 12,299 vota ose 54.97%.

• Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 6,425 vota ose 28.72%.

• Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 1,888 vota që përbëjnë 8.44%.

• Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 668 vota ose 2.96%.

• Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka marrë 499 vota, që përbëjnë 2.21%.

• Partia Socialdemokrate (PSD) ka fituar 209 vota ose 0.93%.

• Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 151 vota ose 0.67%.

• Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 136 vota ose 0.60%.

• Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka fituar 61 vota, përkatësisht 0.27%.

• Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë 33 vota, që përfaqësojnë 0.15%.

• Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) ka marrë vetëm 5 vota, ose 0.02%.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll