Sport

Mos! Mourinho thotë fjalët që asnjë interist nuk dëshiron t’i dëgjojë

21 Janar 2020, 16:12 Nga DOSJA
Mos! Mourinho thotë fjalët që asnjë interist nuk

Christian Eriksen duket se nuk do të transferohet tek Interi këtë merkato janari. Sipas trajnerit Jose Mourinho, mesfushori danez nuk ka shans të largohet nga Tottenham.

Një ditë para ndeshjes në shtëpi me Norwich, “The Special One” foli në konferencë për shtyp, ku premtoi se skuadra e tij do të rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh plot probleme.

“Kam një lajm të keq për ju. Nuk flas për merkato, por duhet të them se Eriksen është grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Ka dy arsye pse nuk kam lajme nga merkatoja jonë. Ne nuk blejmë lojtarë çdo ditë dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarët e klubeve të tjera. Jam ndryshe nga të tjerët dhe ju e dini”, u shpreh tekniku portugez.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport deklarata inter mourinho deklarata inter mourinho

Sondazh

Poll