Politike

"Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar"/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

Balluku gjithashtu komentoi edhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke u ndalur veçanërisht te Dibra, për të cilën tha se pjesëmarrjen e lartë e sheh si një shenjë mirënjohje që qytetarët kanë treguar, pas vëmendjes së shtuar dhe punëve të arritura nga PS në këtë zonë.

12 Maj 2025, 20:07 Nga E. D
"Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar"/ Balluku: Preferoj të pres
Belinda Balluku

FIER- Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku e ka konsideruar rezultat optimist, atë që PS ka siguruar deri më tani në qarkun që ajo drejtoi gjatë fushatës elektorale. Ndonëse Fieri, po shkon drejt 12 mandateve, Balluku tha për ABC News se preferon të presë kutinë e fundit, ndërsa theksoi se mandati i 10 dhe 11 është tashmë i konsoliduar.

Balluku gjithashtu komentoi edhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke u ndalur veçanërisht te Dibra, për të cilën tha se pjesëmarrjen e lartë e sheh si një shenjë mirënjohje që qytetarët kanë treguar, pas vëmendjes së shtuar dhe punëve të arritura nga PS në këtë zonë.

“Procesi ka hyrë në normalitet, nuk kemi kohë për të humbur, duhe të shpejtojmë KZAZ 60 është më e rëndësishmja. Është numëruar më shumë se gjysma e kutive të qarkut, Rezultati është shumë optimist. Preferoj të pres kutinë e fundit. Mandati 10 dhe 11 është i konsoliduar jemi të kënaqur të mbajmë mandatin e 12 por duhet parë deri në moment të fundit.  Ne kur dalim për të garuar futemi në një garë për të fituar sa më shumë mandate. 12 do të ishte një ëndërr. Që unë shpresoj shumë ta arrijmë, jo për mua jo thjeshte për skuadrën time, por dua që Fieri që të ndjehet që ky besim që po i jep PS dhe Edi Ramës do t’i kthehet shumë fish.

Gjatë këtyre 24 orë nuk kemi shpejtësinë gjatë numërimit për shkak se fletët e votimit ndahen në disa. Pra duke pasur zarfe të subjekteve, të kandidatëve do thoja që shkon pak më gjatë. Pra nuk mund të them një kohë se kur përfundon. Pjesë marrja në zgjedhje them se është normale, ka disa vende si Dibra që kishte pjesëmarrje shumë të madhe apo si Tirana që tregon trendin. Dibra ka dalë t’i tregojë mirënjohjen Edi Ramës, pavarësisht se çfarë thuhet…Duket që është një frymë që njerëzit kanë dashur ta shpërblejnë PS dhe Edi Ramën për gjithë vëmendjen që ka marrë. Unë besoj që numri i shtuar i votuesve në Tiranë ka të bëjë edhe me mobilimin që kanë bërë kandidatët”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll