Politike

"Ka pasur probleme me ecurinë e procesit të numërimit", Celibashi deklaratë për mediat: Kësaj jave do ta kemi një rezultat bashkë me votën e diasporës

Ai njoftoi se në dy KZAZ, atë të Pustecit dhe Devollit ka përfunduar numërimi i votave për partitë dhe për kandidatët. 

12 Maj 2025, 19:22 Nga r.ll
"Ka pasur probleme me ecurinë e procesit të numërimit",
ilirjan celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave. Celibashi tha se numërimi i votave ka përfunduar në 22 bashki, përfshirë dhe Vorën. Ai njoftoi se në dy KZAZ, atë të Pustecit dhe Devollit ka përfunduar numërimi i votave për partitë dhe për kandidatët. 

Celibashi tha më tej se procesi në përgjithësi ka shkuar mirë, por ka pasur probleme me ecurinë dhe vazhdimësinë normale ashtu si në zgjedhjet e tjera. 

"Është mbyllur procesi i numërimit për 22 bashki, përfshirë dhe Vorën. Kemi patur ndërprerjre të numërimit në dy KZAZ në Fier. Në Pustëc dhe Devoll ka përfunduar numërimi për partitë dhe për kandidatët. Procesi i numërimit ka shkuar shumë mirë, por edhe sikur në zgjedhjet e tjera kemi probleme me ecurinë dhe vazhdimësinë normale të këtij procesi. Kjo ecuri është kushtëzuar nga lodhja e numëruesve. Dua tju bëj thirrje partive politike që kanë anëtarë në grupet e numërimit të marrin masa për ti ndryshuar. Nuk mund të lejojmë më ndërprerjen e procesit të numërimit.", tha Celibashi. 

Lidhur me rezultatin zgjedhor kryekomisioneri i KQZ tha se një rezultat bashkë me votimin e diasporës do ta kemi brenda ksaj jave. 

"Duke përfshirë edhe votimin nga jashtë besoj, brenda kësaj jave do ta kemi. Varet shumë, thashë s’e kam për të justifikuar, shumë nga mënyra edhe sesi partitë politikë që kanë të angazhuara njerëz në procesin e numërimit nga jashtë do të organizojnë njerëz në këtë proces", tha Celibashi. 

 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll