Politike

Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban vendin e parë me 4662 vota

Në vendin e dytë renditet koalicioni "PD-ASHM" me 2722 vota, ndërsa forcë e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota. 

12 Maj 2025, 18:39 Nga r.ll
Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Belshit, PS mban
foto ilustruese

BELSH- Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në bashkinë e Belshit në qarkun e Elbasanit. Numërimi i 39 kutive të votimit ka nxjerrë fitues Partinë Socialiste me gjithsej 4662 vota. 

Në vendin e dytë renditet koalicioni "PD-ASHM" me 2722 vota, ndërsa forcë e tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota. 

Renditja e partive të tjera: 

Partia Koalicioni Euroatlantik 215

Partia Socialdemokrate- 123

Partia Mundësia- 98

Levizja Bashkë- 60

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 16

Levizja Atdheu- 14

Koalicioni Djathtas për Zhvillim- 9

Partia Aleanca Demokracia e Re - 7



 

numerimi ne belsh

Sondazh

Poll