Politike

"Vlerësim për mua"/ Doli një nga më të votuarat e PD, Tabaku: Koha për të lexuar rezultatin do jetë më pas

Për Jorida Tabakun me rëndësi është që procesi i numërimit të votave të shkojë deri në fund.

12 Maj 2025, 18:35 Nga E. D
"Vlerësim për mua"/ Doli një nga më të
Jorida Tabaku

TIRANË- Jorida Tabakun ka deklaruar se ndihet e vlerësuar që është një ndër më të votuarat në Partinë Demokratike. Në një prononcim për News24 Tabaku shprehu falënderim për të gjithë komisionerët e PD, që sic u shpreh po punojnë me shumë rigorozitet në këtë proces. Gjithashtu për Jorida Tabakun me rëndësi është që procesi i numërimit të votave të shkojë deri në fund.

“Procesi nuk ka ndalur asnjë moment. Koha për të lexuar rezultatet do të jetë më pas. Unë falënderoj të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit e PD që me shumë përkushtim dhe shumë rigorozitet po kryejnë këtë proces. Është vlerësim për mua. Presim edhe numërimin nesër që ti shkojmë deri në fund. Do jemi këtu deri në fund”, tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll