Politike

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Vaut të Dejës drejt fundit/ As PS dhe as PD, ja kush është forca që kryeson

Supriza në këtë bashki është se nuk kryeson as Partia Socialiste dhe as koalicioni "PD-ASHM", por Partia Socialdemokrate me drejtues Tom Doshi.

12 Maj 2025, 17:29 Nga r.ll
Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Vaut të
foto ilustruese

VAU I DEJËS- Një tjetër bashki është gati drejt përfundimit të procesit të numërimit. 51 kuti janë numëruar nga 53 që janë gjithsej.

Supriza në këtë bashki është se nuk kryeson as Partia Socialiste dhe as koalicioni "PD-ASHM", por Partia Socialdemokrate me drejtues Tom Doshi.

Ndarja e votave në bashkinë e Vaut të Dejës

PSD- 5599 vota- 43.9%

PD-ASHM- 4524 vota - 35.4%

PS- 2322 vota- 18.2%

Nisma Shqipëria Bëhet- 146 vota- 1.1%

Partia Mundësia- 80 vota- 0.6%

Levizja Bashkë- 44 vota- 0.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik- 31 vota - 0.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim - 9 vota- 0.1%

vau i dejes

Sondazh

Poll